12/01/2026
Penza fitoi bindshëm ndaj United Basketball 95:46 (18:18, 28:5, 19:13, 30:10), në ndeshjen e fundit për xhiron e 12-të të Superligës së Femrave.
Vetëm çereku i parë ishte i baraspeshuar, e më pas skuadra pejane ishte bindshëm më e mirë, duke dominuar dhe duke fituar bindshëm.
Skylar Treadwell debutoi te Penza me 20 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, derisa Audrey Rose Jennings kishte 20 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Kaye Clark shtoi 24 pikë e gjashtë kërcime, kurse Eden Billaps shënoi 14 pikë për mysafiret.
Penza ka katër fitore e gjashtë humbje, derisa United Basketball dy fitore e nëntë humbje.