13/01/2026
Java e 12-të në Superligën e Femrave solli derbin ndërmjet Peja 03 dhe Bashkimit, që përfundoi me fitoren e fituesve të Superkupës.
Më e dalluara te skuadra pejane ishte Adrienne Godbold, e cila ndaj ish-skuadrës shënoi 15 pikë, duke shtuar edhe dhjetë kërcime e gjashtë asistime. Godbold shpallet më e mira e javës.
Penza fitoi bindshëm ndaj United Basketball, ku u dalluan Skylar Treadwell me 20 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime dhe Audrey Jennings me 20 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.
Junior 06 shënoi fitore të rëndësishme ndaj Trepçës, ku më të mirat ishin Lauren Carter me 28 pikë, 17 kërcime dhe tri asistime dhe Ky'leo Worriels me 11 pikë, 16 kërcime dhe shtatë asistime.
MVP
Adrienne Godbold (Peja 03) 15 pikë, 10 kërcime, 6 asistime, 24 indeksi
Top 5
Adrienne Godbold (Peja 03) 15 pikë, 10 kërcime, 6 asistime, 24 indeksi
Skylar Treadwell (Penza) 20 pikë, 10 kërcime, 7 asistime, 37 indeksi
Lauren Carter (Junior 06) 28 pikë, 17 kërcime, 3 asistime, 33 indeksi
Ky'leo Worriels (Junior 06) 11 pikë, 16 kërcime, 7 asistime, 29 indeksi
Audrey Jennings (Penza) 20 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 26 indeksi