Turneu i tretë i Alley Oop në Prizren

Turneu i tretë i Alley Oop në Prizren

13/01/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke vazhduar me Projektin Inovativ “Alley-Oop,” që ka për qëllim masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën.

Gara e tretë për këtë edicion do të mbahet në Prizren, më 31 janar, derisa ekipet e interesuara duhet të regjistrohen deri më 23 janar.

Ky turne organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë e Sportit në këtë Komunë.

Gara e parë për këtë edicion është mbajtur në Prishtinë, e dyta në Gjakovë, e më pas do të vazhdojë në qytetet tjera.

Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.

Alley-Oop është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin e basketbollit 3x3 në të gjitha qytetet e Kosovës.

Dërgo informacionet:

 Emri i ekipit dhe qyteti,

 Kapiteni (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës, numri i telefonit): si dhe për 4 lojtarët e tjerë.

në projectsdirector@basketbolli.com deri më 23 janar, ora 17:00.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners