Në super derbin në Mitrovicë fitojnë ‘Minatorët’

Në super derbin në Mitrovicë fitojnë ‘Minatorët’

25/01/2026

Kampionia e Kosovës, Trepça ka triumfuar në derbin e javës së 17-të të ProCredit Superligës ndaj Bashkimit me shifrat 90:81 (28:17, 19:25, 26:17, 17:20).


Sfida në Mitrovicë ka qenë shumë interesante, e baraspeshuar dhe e luftuar deri në fund nga të dyja skuadrat, derisa përfundoi me fitoren e vendasve.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi tri herë deri në nëntë pikë epërsi, kurse e fituan këtë pjesë 28:17. Prizrenasit u rikthyen shpejt në periudhën e dytë për të ngushtuar shifrat dhe për të shkuar në pushim me rezultat 47:44. ‘Xehetarët’ ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, 26:17, derisa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 90:81.


Akili Vining u dallua te vendasit me 23 pikë, dy kërcime e nëntë asistime, kurse te mysafirët pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, ku Shanon Shorter kishte 13 pikë e shtatë kërcime, derisa Isaiah Cousins kishte 13 pikë e shtatë asistime.
Trepça është në vendin e parë me 14 fitore e tri humbje, derisa Bashkimi i dyti ka 11 fitore e gjashtë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners