Super ndeshje në ProCredit Superligë

Super ndeshje në ProCredit Superligë

30/01/2026

ProCredit Superliga në fundjavë premton ndeshje shumë interesante.

Java e 18-të do të hapet me derbin ndërmjet skuadrave me traditë, e që gjithashtu do të ndeshen në gjysmëfinale të Kupës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 11 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit kanë 8 fitore e 9 humbje, duke bërë që të pritet një sfidë e jashtëzakonshme.

Takim shumë i rëndësishëm do të zhvillohet ndërmjet GO+ Pejës dhe Rahoveci 029. Pejanët kanë tetë fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e 12 humbje, çka e bën këtë përballje jetike për të dy skuadrat.

Ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Borës. Kuqezinjtë kanë pesë fitore e 12 humbje, e në anën tjetër prishtinasit janë në formë të lartë me nëntë fitore e tetë humbje.

Xhiroja e 18-të do të mbyllet me përballjen ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Dy skuadrat ndodhen në formë të jashtëzakonshme me mitrovicasit që kanë nëntë fitore radhazi në elitë, kurse therandasit kanë pesë fitore radhazi në ProCredit Superligë. Këto dy skuadra u përballën në çerekfinale të Kupës, që përfundoi me kalimin e ‘Xehetarëve’ në gjysmëfinale. Mitrovicasit kanë 14 fitore e tri humbje, kurse therandasit tetë fitore e nëntë humbje.

 

ProCredit Superliga - Java 18

E shtunë

17:00 Bashkimi-Sigal Prishtina

19:30 GO+Peja-Rahoveci 029

E diel

17:00 Vëllaznimi-Bora

19:30 Trepça-Golden Eagle Ylli

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners