Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-s

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-s

05/02/2026

Është hedhur shorti për FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla dhe grupmoshat e reja, ku Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj.

Në FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla, që do të mbahet në Pejë nga 23 deri më 28 qershor do të marrin pjesë gjashtë shtete.

Dardanet do të jenë në Grupin B, së bashku me Andorrën dhe Armeninë. Ndërkohë, në Grupin A janë Malta, Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Kjo do të jetë hera e dytë që FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla që organizohet në Kosovë, pasi më 2024 ishte organizuar në Prishtinë.

Gjatë verës së vitit 2026, Kosova do të organizojë edhe FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C, kampionat që po ashtu do të organizohet në Pejë nga 21 deri më 26 korrik, ku marrin pjesë shtatë shtete.

Kosova është në Grupin B, së bashku me Armeninë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin, kurse në Grupin A janë: Malta, Shqipëria dhe Qipro.

Kjo verë do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete, pasi në përgjithësi, Kosova do të garojë me pesë Përfaqësuese në arenën evropiane: U20 meshkujt, U18 meshkujt dhe femrat dhe U16 meshkujt dhe femrat.

Kosova U16 femrat do të jenë në Grupin A, së bashku me Maltën dhe Gjeorgjinë, në Divizionin C, që mbahet në Maltë nga 7 deri më 12 korrik.

Kosova U16 meshkujt do të jenë në Grupi A, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, San Marino dhe Moldavia. Divizioni C do të mbahet në Armeni nga 4 deri më 12 korrik.

Kosova U18 meshkujt janë në Grupi A, ku do të garojnë edhe Armenia, Andorra dhe Gjibraltari. Gara e Divizionit C do të mbahet në Shkodër nga 21 deri më 26 korrik.

Kosova U20 meshkujt do të garojë në Divizionin B, ku edicionin e kaluar kishte hyrë në Top 8, njëherë suksesi më i madh te gjeneratat e reja. Dardanët e rinj janë në Grupin C, ku marrin pjesë edhe Islanda, Portugalia, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Qipro. Ky kampionat mbahet nga 10 deri më 19 korrik në Sllovaki.

Shorti

FIBA Women’s European Championship për Shtetet e Vogla, Pejë

Grupi B

Kosova

Armenia

Andorra

Divizioni C, Maltë

Kosova U16 Femrat

Grupi A

Kosova

Malta

Gjeorgjia

Divizioni C, Armeni

Kosova U16 Meshkujt

Grupi A

Kosova

Shqipëria

San Marino

Moldavia

Divizioni C, Pejë

Kosova U18 Femrat

Grupi B

Kosova

Armenia

Gjeorgjia

Gjibraltari

Divizioni C, Shqipëri

Kosova U18 Meshkujt

Grupi A

Kosova

Armenia

Andorra

Gjibraltari

Divizioni B, Sllovaki

Kosova U20 Meshkujt

Grupi C

Kosova

Islanda

Portugalia

Armenia

Bosnja dhe Hercegovina

Qipro

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners