26/11/2020 FBK

FBK FALËNDERON SPONSORËT

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë sponsorët, që po i japin ndihmë të madhe basketbollit të Kosovës, sidomos në këto kohë të vështira, kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

FBK falënderon sponsorin gjeneral të Kombëtares A, Bankën TEB, e cila tash e sa vite qëndron afër Kombëtares A, duke e ndihmuar shumë.

Ndihmë të madhe kanë dhënë ndër vite kanë dhënë edhe IP Petrol dhe Vitaminka - Stobi Flips, për çka FBK-ja do të jetë gjithmonë mirënjohëse.

Falënderim i veçantë shkon për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që gjendet gjithmonë afër sportistëve.

ArtMotion është partner medial i FBK-së, ku sjell ndeshjet e basketbollit në shtëpitë e juaja. Kështu do të ndodhë edhe kësaj radhe, ku do t’i transmetojë ndeshjet Sllovaki-Kosovë, më 26 nëntor nga ora 19:00 dhe Islandë-Kosovë, më 28 nëntor nga ora 16:00.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohëse për sponsorët që i kanë qëndruar pranë ndër vite dhe vazhdojnë të ndihmojnë basketbollin e Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: