Pas dy vazhdimeve, Vreshtarët mundin prizrenasit

Pas dy vazhdimeve, Vreshtarët mundin prizrenasit

27/03/2021

Rahoveci pas dy vazhdimeve ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 102:94 (16:19, 15:21, 26:17, 23:23, 8:8, 14:6), në kuadër të javës së 26-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, kurse 10 minutat e parë përfundojnë me shifrat 16:19. Por, në periodën e dytë mysafirët ishin më të mirë, duke pasur epërsi konstante, derisa pjesën e parë arritën ta përfundojnë në të mirë të tyre 31:40.

Pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë më mirë e nisën vendasit, që arritën të barazojnë shifrat në 42:42, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 57:57. Lojë tërësisht e barabartë u zhvillua në 10 minutat e fundit, me shumë rikthime, por pa fitues dhe ndeshja shkon në vazhdime, 80:80. Por, as pas 5 minutave shtesë nuk kishte fitues, me të dy skuadrat që shënuan nga tetë pikë. Megjithatë, në vazhdimin e dytë, Vreshtarët nuk lëshuan pe, ku Darell Davis udhëhoqi sërish vendasit, që triumfuan në fund 102:94.

Te Rahoveci u dalluan Ed Daniel me 23 pikë e 10 kërcime, Altin Morina me 14 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Darell Davis me 33 pikë, ndërsa te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 25 pikë e 19 kërcime, Julian Hamati me 10 pikë e 15 kërcime dhe Milos Latkoviq me 22 pikë, 7 kërcime e 8 asistime.

Rahoveci ka 17 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Bashkimi 11 fitore dhe 15 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners