05/11/2020 FBK

TAKOHEN FETAHU DHE ARIFI, BISEDOJNË PËR BASHKËPUNIMIN E NDËRSJELLË

Të enjten Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, ka pritur u.d. e Drejtorit të Departamentit të Sportit të Kosovës, Fitim Arifi.

I pari i basketbollit të Kosovës e ka njoftuar Arifin për projektet e ndryshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe mundësisë së bashkëpunimit mes dy palëve. Po ashtu e ka njoftuar për Ligën Unike, që është një ligë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në anën tjetër, Arifi, e ka njoftuar Fetahun për mundësinë e mbështetjes së FBK-së, edhe në të ardhmen.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka pasur bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Sportit të Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndihma nga Departamenti i Sportit është shumë i nevojshëm, sidomos në këtë periudhë, kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: