01/11/2020 FBK

BASHKIMI DHE PENZA SHËNOJNË FITORE TË PRITURA

Bashkimi ka vazhduar me fitore në Superligën e Femrave, duke mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 60:96 (8:32, 20:26, 12:19, 20:19), në kuadër të xhiros së dytë të Superligës.

Vashat prizrenase dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, që ishte e dyta nga dy ndeshje në Superligë, derisa ishte humbja e dytë për vashat mitrovicase nga dy ndeshje.

Sihana Ramoja me 19 pikë dhe Ervala Shabani ishte më të dalluarat te Trepça, kurse te Bashkimi dy shënueset më të mira ishin Lejzae Davidson me 23 pikë dhe Jaleesa Avery me 19 pikë, por edhe 12 kërcime.

Penza ka arritur fitoren e parë, duke mundur Kastriotin 85:62 (20:18, 29:12, 17:11, 19:21). Skuadrën pejane e ka udhëhequr kapitenia, Valbona Bytyqi me 30 pikë, 14 kërcime dhe 7 asistime, kurse Melita Luci shtoi 23 pikë, ndërsa te skuadra ferizajase më shumë pikë shënuan Agnesa Rrahmani 23 dhe Amani Alexander 18. Penza ka një fitore dhe një humbje, kurse Kastrioti dy humbje nga dy ndeshje.

Vëllaznimi shënoi fitore të madhe, duke mundur Kosovahome Prishtinën me rezultat 67:80. Skuadra kuqezi ka dy fitore në dy ndeshje, kurse skuadra prishtinase një fitore dhe një humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: