19/10/2021 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Takime interesante në xhiron e dytë të Ligës së Parë

Nga dita e martë deri të premten do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Borea pas fitores ndaj Feronikelit, do të ndeshet me AS Prishtinën, që pësoi humbje nga Prishtina e Re xhiron e kaluar 75:76.

Të mërkurën do të ndeshen Dardanët dhe Istogu. Dardanët u mundën xhiron e parë nga Vushtrria, kurse Istogu shënoi fitore kundër Marigona Hill Prishtinës.

Të premten do të zhvillohen tri sfida: Prishtina e Re me Vushtrrinë, Feronikeli kundër New Basket dhe Marigona Hill Prishtina-Vëllaznimi. Kuqezinjtë janë një nga skuadrat favorite për vendin e parë dhe për tu rikthyer në elitë.

Liga e Parë - Java 2

E martë

17:30 Borea - AS Prishtina

E mërkurë

17:00 Dardanët - Istogu

E premte

14:30 Prishtina e RE - Vushtrria

18:00 Feronikeli - NEW Basket

18:15 Marigona Hill Prishtina - Vëllaznimi




Lexo dhe: