Marmarinos shpall listën për ndeshjen me Norvegjinë

Marmarinos shpall listën për ndeshjen me Norvegjinë

19/02/2022

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka shpallur listën për ndeshjen me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 27 Shkurt nga ora 19:00 në Mitrovicë.

Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

E veçanta e këtij grumbullimi është rikthimi te Kosova i organizatorit, Scott Bamforth, i cili tani luan në Francë, te skuadra Le Mans. Skuadra do të fillojë grumbullimin sot (e shtunë), kurse amerikani i natyralizuar do t’i bashkohet ekipit më vonë.

Sot (e shtunë) do të stërviten pasdite, ndërsa nga dita e diel do t’i intensifikojnë përgatitjet për të qenë sa më të gatshëm për duelin ndaj Norvegjisë.

Sfidën e parë e kanë fituar norvegjezët 86:77, ndërkohë Dardanët shënuan fitore ndaj Danimarkës 78:73.

Lista e gjerë: Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq, Arti Hajdari dhe Scott Bamforth.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners