Welsch dhe Carrion mbajnë stërvitje me fëmijët kosovarë

Welsch dhe Carrion mbajnë stërvitje me fëmijët kosovarë

21/02/2022

Jiri Welsch, ambasador i Junior NBA dhe ish basketbollist i NBA-së, si dhe Adrian Carrion, përgjegjës i Jr NBA për Kosovë pas takimit me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë mbajtur një stërvitje me fëmijët kosovarë.

Ata gjatë stërvitjes me djem dhe vajza ju kanë treguar atyre se sa e rëndësishme është shoqërimi mes vete dhe integrimi, ndërsa fëmijët basketbollistët e rinj kanë pasur mundësi të mësojnë shumë nga ata.

Carrion ka qenë në shumë vende të botës, dhe u ka mësuar fëmijëve disa ushtrime bazike, ndërsa Welsch ka bartur përvojën e tij tek fëmijët e Kosovës, që ishin shumë të lumtur të takonin një ish-basketbollist të NBA-së.

Stërvitje ka zgjatur më shumë se një orë dhe ishte shumë atraktive për fëmijët, kurse më pas djemtë dhe vajzat kanë bërë pyetje për Welsch, i cili ka luajtur për katër vite në NBA, për skuadrat Golden State Warriois, Boston Celtics, Cleveland Cavaliers dhe Milwaukee Bucks, si dhe pjesë e disa skuadrave evropiane, ku fitoi shumë trofe.

Ish basketbollisti i Republikës së Çekisë u ka thënë fëmijëve se duhet të punojnë shumë dhe të mos ndalen asnjëherë për të realizuar ëndrrat e tyre. Ai shtoi se vjen nga një fshat i vogël dhe është dashur që të punojë shumë, që një ditë të luajë në Ligën më të fortë në Botë.

Welsch theksoi se përvoja në NBA ishte e jashtëzakonshme, duke u uruar fëmijëve kosovarë që të përjetojnë emocione të tilla, por duhet të punojnë shumë.

Si Welsch, ashtu edhe Carrion, ishin të kënaqur me interesimin e fëmijëve për basketboll, ndërsa u kanë uruar sukses në Ligën Junior NBA Kosova, që do të fillojë së shpejti.

Në fakt kjo është arsyeja kryesore e vizitës së tyre. Të martën (nesër) nga ora 11:00 do të mbahet hedhja e Draft Shortit, ku 30 Shkolla Fillore do të ndahen në dy konferenca, Lindore dhe Perëndimore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners