Kosova, e gatshme për parakualifikimet e FIBA Europe Cup në 3x3

Kosova, e gatshme për parakualifikimet e FIBA Europe Cup në 3x3

03/06/2022

Në fundjavë do të mbahen parakualifikimet për FIBA Europe Cup, ku do të marrë pjesë edhe Kosova në të dyja konkurrencat. Garat do të zhvillohen në Qipro, derisa të gjitha ndeshjet do të transmetohen në faqen zyrtare të FIBA-s në YouTube. Takimet në grupe zhvillohen të shtunën, derisa të dielën zhvillohen sfidat eliminatore.  

Te meshkujt marrin pjesë: Qipro, Kosova, Shqipëria, Andorra, Azerbajxhani, Irlanda dhe Luksemburgu. Dardanët janë në grup me Irlandën dhe Shqipërinë.

Ndërkohë te femrat marrin pjesë: Qipro, Kosova, Andorra, Luksemburgu dhe Malta. Vashat e Kosovës janë në grup me Irlandën dhe Andorrën.

Kosovën në këto parakualifikime e përfaqësojnë: te femrat, Saranda Daci, Arbnore Përquku, Irma Konjusha dhe Etna Rexhepi, kurse te meshkujt, Edmond Kryeziu, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Rron Dahsyla.

Fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale, ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale. Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup.

Orari

E shtunë

Meshkujt

10:00 Kosova-Shqipëria

14:50 Irlanda-Kosova

Femrat

14:00 Irlanda-Kosova

16:05 Andorra-Kosova

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners