Triumfojnë Dardanët

Triumfojnë Dardanët

04/06/2022

Kosova 3x3 te meshkujt ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të grupit në parakualifikimet e FIBA Europe Cup, që po zhvillohen në Qipro. Dardanët kanë mundur kuqezinjtë me rezultat 13:10.

Në fakt, ndeshjen shumë më mirë e nisi Shqipëria, duke pasur epërsi prej 0:6, por me kalimin e minutave, djelmoshat kosovarë u këndellën për të barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar për herë të parë në epërsi 10:9. Në momentet e fundit të takimit, Dardanët ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 13:10.

Ndeshjen e dytë dhe të fundit, Dardanët e kanë ndaj Irlandës, që zhvillohet sot nga ora 14:50. Fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale, ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale. Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup.

Në këto parakualifikimet marrin pjesë edhe vashat e Kosovës që janë në grup me Irlandën dhe Andorrën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners