Kosova mundet nga Irlanda, përfundon e dyta në grup

Kosova mundet nga Irlanda, përfundon e dyta në grup

04/06/2022

Kosova në 3x3 në konkurrencën e meshkujve ka pësuar humbje nga Irlanda me rezultat 21:13. Dardanët përfunduan në vendin e dytë në Grupin A, me një fitore dhe një humbje. Si Kosova, ashtu edhe Irlanda kishin mundur Shqipërinë më herët gjatë ditës së sotme.

Pas një fillimi të barabartë 2:2, irlandezët me një seri prej 8:0, kalojnë në epërsi 10:2, megjithatë djelmoshat kosovarë arritën të ngushtojnë shifrat në 16:12, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe pësuan 21:13.

Kosova përfundoi e dyta në grup dhe të dielën do të ketë edhe një ndeshje eliminatore.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners