Krasniqi dhe Hasani pjesë e Konventës së Minibasketbollit që mbahet në Hungari

Krasniqi dhe Hasani pjesë e Konventës së Minibasketbollit që mbahet në Hungari

08/06/2022

Drejtori Teknik i Qendrës Nacionale Arben Krasniqi dhe Menaxherja e Eventeve dhe e Basketbollit 3x3, Artina Hasani do të marrin pjesë në Konventën e Minibasketbollit e cila është organizuar në kuadër të FIBA Evropës.

Konventa do të mbahet në Pecs të Hungarisë nga datat 09.06.2022 deri më 12.06.2022. Nga atje Drejtori Krasniqi dhe Menaxherja Hasani do të kthehen të certifikuar si administrator të minibasketbollit në Kosovë.

Në këtë konventë marrin pjesë 50 anëtarë përfshirë të gjithë Federatat që janë në Evropë, ky është viti i parë i kësaj konvente ndërsa konventa e radhës mbahet në vitin 2024.

Krasniqi dhe Hasani janë shprehur të lumtur që do të marrin pjesë në Konventën e Minibasketbollit ku do të përfaqësojnë Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners