Kosova U20 mundet në miqësore nga Mali i Zi

Kosova U20 mundet në miqësore nga Mali i Zi

17/06/2022

Përfaqësuesja U20 e Kosovës të premten mbrëma në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka zhvilluar ndeshje miqësore me Malin e Zi, në të cilën ndeshje triumfoi skuadra mysafire me rezultat 70:50.  

Çereku i parë përfundoi me rezultat 10:23, ndërsa në çerekut e dytë u tregu një lojë më e barabartë ku fundi i çerekut të dytë ishte 13:13, kështu duke përfunduar pjesa e parë me rezultat 23:36 për Malin e Zi.

Në çerekun e tretë kishte pak raste shënime ku në fund çereku i tretë u mbyll me vetëm 10 pikë të shënuara, 6 nga Mali i Zi dhe 4 nga Kosova.

“Dardanët”, luftuan deri në fund për të zvogëluar diferencën, dhe kështu ndeshja përfundoj me rezultat 50:70 në të mirë të mysafirëve.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në javët e ardhshme Kosova pritët që të zhvilloj edhe ndeshje të tjera miqësore si pjesë e përgatitjeve.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters