Kosova U15 shënon fitoren e parë në turneun që po mbahet në Turqi

Kosova U15 shënon fitoren e parë në turneun që po mbahet në Turqi

20/06/2022

Në Edirne të Turqisë është duke u zhvilluar turneu i FIBA Europe Youth Development Fund për grupmoshat U15 (djem/vajza), në të cilin janë duke marr pjesë pesë shtete si: Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Sot vashat “Dardane” janë mundur nga Rumania me rezultat 53:42.  Ndërkohë fitore Kosova ka realizuar në ndeshjen ndaj Rumanisë në konkurrencën e meshkujve, ku “Dardanët” e rinj kanw triumfuar ndaj Rumanisë me rezultat 65:56.

Humbje kanë pësuar vashat dhe djemtë e rinj në dy ndeshjet e para tw zhvilluara nw fundjavwn qw e lamw pas. Djemtë kanë përjetuar humbje nga Bullgaria me rezultat 67:71, kurse vajzat e humbën ndeshjen nga Bullgaria me rezultat 84:43. Humbje kanë regjistruar edhe nga Turqia, ku djemtë janë mundur me rezultat 101:40, kurse vajzat kanë pësuar disfatë me shifrat 71:44.

Ndeshjet e fundit Kosova i zhvillon të martën ndaj Maqedonisë së Veriut,  ku vajzat e fillojnë ndeshjen nga ora 12:00, derisa djemtë nga ora 14:00.

Njëherësh ky është turneu i fundit i këtij cikli të FIBA Europe Youth Development Fund, në të cilin projekt së bashku janë Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. 

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters