Dita e Dardanëve

Dita e Dardanëve

30/06/2022

Kosova A (M) do të ketë ndeshjen e fundit dhe vendimtare në Grupin C. Dardanët do të përballen me Danimarkën në Naestved nga ora 19:00, në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës janë stërvitur intensivisht për këtë sfidë në Prishtinë, derisa të mërkurën kanë pasur stërvitjen e parë në Danimarkë, si dhe do të kenë një stërvitje të lehtë të enjten (sot).

Motivi dhe dëshira është e madhe për fitore në kampin e Kosovës. Kosova kishte fituar sfidën e parë 78:73 dhe vetëm një fitore ndaj danezëve mban gjallë shpresat për kualifikim, pasi më pas pësoi dy humbje nga Norvegjia.

Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Art Motion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners