01/07/2022 FBK

Afati kalimtar në basketboll fillon më 1 Gusht

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/et vendorë/e  dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë fillon nga 1 deri më 12 gusht 2022.

Klubet për regjistrim të lojtarëve/eve vendorë/e janë të obliguara të plotësojnë formularin FA 2, që u është dërguar në email, kurse për lojtarët e huaj të cilët janë të obliguar të pajisen me LOC:

- Pasaporta e skanuar

- Të dhënat e sakta të klubit ku është paraqitur lojtari në ekipin e fundit

- Agjensioni i lojtarit

- Të dhënat e agjentit si dhe numri i licencës

- Fletëpagesa e paguar në emër të kërkesës për LOC

Pas publikimit të listës për përfundimin e afatit kalimtar klubet janë të obliguara të pastrojnë MAP-in dhe të regjistrojnë lojtarët për edicionin 2022-2023 në platformën: regjistrohu.club 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: