Përballja e fundit për Kosovën

Përballja e fundit për Kosovën

02/07/2022

Kosova A (F) sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që po zhvillohet në Qipro.

Basketbollistet e Kosovës nga ora 15:00 do të ndeshen me Norvegjinë. Vashat e Kosovës kanë një fitore (ndaj Andorrës) dhe dy humbje, nga Malta dhe Qipro, kurse Norvegjia ka një fitore dhe një humbje. Qipro dhe Malta deri më tani kanë nga dy fitore, kurse Andorra ka tri humbje. Ky kampionat përfundon të dielën (nesër), ku do të vendoset përfundimisht renditja e grupit.

Kjo është hera e dytë që Kosova po luan në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Edicionin e kaluar ishte renditur në vendin e tretë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners