Xhelal Mumini, gjykon me sukses në Evropianin në Qipro

Xhelal Mumini, gjykon me sukses në Evropianin në Qipro

04/07/2022

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla ka gjykuar edhe gjyqtari nga Kosova, Xhelal Mumini, madje, duke ju besuar ndeshja kryesore.

Gjyqtari nga Kosova ka gjykuar në ndeshjen e parë hapëse ndërmjet Andorrës dhe Norvegjisë. Më pas ka gjykuar në ndeshjen ndërmjet Andorrës dhe Maltës.

Po ashtu gjyqtari nga Kosova ka gjykuar edhe në sfidën shumë të rëndësishme, mes Qipros dhe Maltës, ku është vendosur edhe fituesi i kësaj gare. Mumini është caktuar të gjykojë edhe ndeshjen e fundit ndërmjet Qipros dhe Andorrës, ku vashat qipriote triumfuan dhe u shpallën kampione të Evropianit, që u zhvillua pikërisht në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners