13/07/2022 FBK

Triumfojnë Dardanët

Kosova ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë me rezultat 71:65 (16:14, 11:18, 23:16, 14:16, 7:1) në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po zhvillohet në Prizren.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 2:8, por Dardanët u rikthyen shpejt për të kaluar në epërsi 12:11, ndërsa çereku i parë përfundoi me shifrat 16:14. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë deri në fund të kësaj pjese, por ekipi kuqezi me gjashtë pikë radhazi shkon në pushim mes pjesëve 27:32.

Perioda e tretë foli në të mirë të Dardanëve. Basketbollistët e rinj të Kosovës e filluan furishëm, për të kaluar në epërsi 38:32, por më pas Shqipëria sërish riktheu epërsinë në 43:48, por shtatë pikë radhazi nga vendasit bënë që shifrat në semafor pas 30 minutash të jenë 50:48. Çereku i katërt ishte mjaft dramatik. Rezultati ishte i afërt, ndërsa në fund, Hanan Coroviq me tri pikë radhazi kalon Kosovën në epërsi 64:61, megjithatë, 24 sekonda nga fundi, Oresti Simo me një tre pikësh barazon rezultatin në 64:64 dhe ndeshja shkon në vazhdime, kurse tre minuta nga fundi i kësaj pjese për shkak të pesë gabimeve personale u largua Yll Kastrati.

Në vazhdime, Dardanët ishin më të vëmendshëm, duke e fituar këtë pjesë 7:1 dhe triumfuan 71:65.

Te Kosova u dalluan Niman Demiraj me 21 pikë e 12 kërcime, ndërsa Yll Kastrati shënoi 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, San Marino ka mundur Maltën me rezultat 59:44, që ishte fitorja e parë për San Marinon dhe humbja e dytë për Maltën.

Ndërkohë, në Grupin B, Armenia ka mundur Moldovën me shifrat 84:72, ndërsa Andorra ka mundur Gjibraltarin 78:28.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: