Suedia shënon fitore ndaj Kosovës

Suedia shënon fitore ndaj Kosovës

15/07/2022

Kosova ka pësuar nga Suedia me rezultat 81:69 (13:16, 26:15, 21:19, 21:19), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për meshkuj U20 që po zhvillohet në Gjeorgji.

Periudha e parë ishte e barabartë, ku herë njëra kalontë në epërsi dhe herë tjetra, ku asnjëra të shkëputej në rezultat dhe përfundoi 16:13 për Dardanët. Edhe pesë minutat e periudhës së dytë ishin të barabartë deri pranë rezultatit 32:31, ku suedezët filluan një seri të suksesshme, duke shkuar në pushim me shifrat 39:31.

Ndërkohë, dy çerekët e pjesës së dytë ishin të barabartë, 21:19, dhe sfida përfundoi 81:69.

Te Kosova, Drilon Shala dhe Dion Sheqiri shënuan nga 13 pikë, kurse Fatlind Shoshaj shtoi 10.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e zhvillon ndaj Maqedonisë Veriore, të dielën nga ora 12:30, ndërsa më pas do të përballet me Gjeorgjinë dhe Austrinë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners