Andorra, kampione e Divizionit C

Andorra, kampione e Divizionit C

17/07/2022

Andorra është shpallur kampione e FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni C, që u zhvillua në Prizren për meshkuj U16.

Andorrasit në finale kanë mundur Armeninë me rezultat 84:65. Sfida në fakt për 30 minuta ka qenë e barabartë, por në dhjetë minutat e fundit andorrasit u shkëputën dhe triumfuan me meritë. Andorra në këtë turne shënoi pesë fitore nga pesë ndeshje të zhvilluara dhe me meritë triumfuan në këtë Evropian.

Në top 5 të këtij Evropiani kanë hyrë: Gregori Mogojan i Armenisë, Gregori Gazarian nga Armenia, Viktoria Hido i Shqipërisë, Andrei Viotenka i Moldavisë dhe Joan Aguilar i Andorrës, çmime që janë ndarë nga Kryetari i KK Prizrenit, Shaqir Totaj. Ndërkohë, çmimi MVP i ka takuar Gregori Mogojan të Armrnisë, që e ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Medaljet e bronzta dhe të argjendta i kanë ndarë Teuta Abdullahu dhe Rrahman Përteshi, anëtarë të Bordit të FBK-së, kurse medaljet e arta i kanë ndarë Shemsije Stublla Tolaj, anëtare e Bordit të FBK-së dhe Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së.

Në fund Kupën kapitenit të Andorrës, ia ka dorëzuar Sergio Borroni, Komisoner i FIBA-s.

Vendi i tretë i ka takuar Shqipërisë, që mundi Kosovën me shifrat 53:68, duke fituar medaljen e bronztë. Ndërkohë, Moldavia zuri vendin e pestë, pasi shënoi fitore kundër Maltës me rezultat 67:61, kurse vendi i shtatë i takoi San Marinos, që fitoi ndaj Gjibraltarit me rezultat 54:29.

Këtu përfundoi edhe Evropiani në Prizren, i organizuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga FBK-ja, ku për gjashtë ditë janë zhvilluar 20 ndeshje dhe triumfuan andorrasit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners