05/08/2022 FBK

Humbje në çastet e fundit për Dardanët

Kosova ka pësuar humbje minimale nga Irlanda me rezultat 72:73 (22:19, 24:20, 16:15, 10:19), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

Kjo ndeshje u zhvillua në garë për vendet 17-22 apo rrethin e dytë të Grupeve. Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje për renditjen përfundimtare.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, duke përfunduar 22:19. Dardanët ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në nëntë pikë, 44:37, kurse pjesa e parë përfundoi 46:39. Irlandezët u rikthyen furishëm në periodën e tretë për të kaluar në epërsi 50:51, megjithatë basketbollistët e rinj të Kosovës hyn në një seri të suksesshme 8:0, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:54. Në dhjetë minutat e fundit, Irlanda sërish riktheu epërsinë në të mirë në saj, kurse në momentet vendimtare Kosova nuk arriti të shënojë dhe pësoi humbje 72:73.

Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 27 pikë e shtatë kërcime dhe Olsi Kurtaj me 12 pikë e nëntë kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: