Fitorja e parë për Kosovën

Fitorja e parë për Kosovën

07/08/2022

Kosova ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj U18. Dardanët e rinj kanë mundur Qipron me rezultat 90:74 (26:19, 26:15, 18:19, 20:21), në sfidën e vlefshme për vendin e 21-të.

Dardanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 16:10, ndërsa çerekun e parë e fituan me shifrat 26:19. Edhe më bindës ishin në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë, duke shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat 52:34. Kjo u ndihmoi shumë në vazhdim të ndeshjes. Perioda e tretë e ndeshjes ishte më e baraspeshuar, por sidoqoftë, basketbollistët e rinj të Kosovës mbajtën epërsinë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:53. Edhe dhjetë minutat e fundit ishin të barabartë, 20:21, duke bërë që Kosova të triumfojë me rezultat 90:74.

Te Kosova u dalluan Olsi Kurtaj me 21 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Norik Binqe me 16 pikë e pesë kërcime, Anes Gashi me shtatë pikë e 13 asistime, Bardh Istrefi me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Arlind Konjuhi me 17 pikë.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners