22/08/2022 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 19.08.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

 

  1. Ka vendosur që të organizoj Kuvendin Statutar më 01 Tetor 2022, me të vetmen pikë të rendit të ditës “Ndryshimet Statutare”, pas udhëzimeve të MKRS-së për të gjitha Federatat Sportive, për të përfshirë në Statut përgjegjësitë që përcaktohen me Ligjin për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Tjera Negative në Ngjarjet Sportive, Luftimin e dopingut në basketboll, si dhe Dispozitën për menjanimin e konfliktit të interesit të organeve vendim-marrëse.
  2. Ka vendosur që pas rekomandimeve të Komisionit për Licencim të FBK-së të shtyjë afatin për licencimin e klubeve për garim në edicionin 2022/23 deri më 01 Shtator 2022. Kjo vlen për klubet që nuk i kanë kompletuar dokumentacionet që kanë qenë kriter për licencim dhe garim në FBK. Komisioni për Licencim do të takohet më 02 Shtator për ti dhënë rekomandimet përfundimtare tek Bordi i FBK-së për klubet që i kanë përmbushur kriteret për licencim dhe garim në edicionin e ri.
  3. Edicioni i ri në Superligën e Meshkujve do të filloj më 10/11 Shtator 2022, kurse kalendarët e garave të tjera në të dyja konkurrencat do të finalizohen në javën e fundit të muajit gusht, dhe pas kësaj do të njoftohen klubet së bashku me opinionin.
  4. Superliga e Meshkujve në dy vitet e ardhshme do të merr emrin Prince Caffe Superliga.
  5. E ka miratuar në parim kërkesën e KB Bora Basket për tu inkuadruar në Ligën e Parë të Meshkujve nga edicioni 2022/23 pas paraqitjes së projektit serioz dhe afatgjatë me theks të veçantë zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja.
  6. I ka miratuar tarifat e reja për zyrtarët e ndeshjeve të garave të FBK-së.
  7. E ka miratuar Rregulloren e Punës të Komisionit të Garave të FBK-së.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: