Peja triumfon në klasiken kosovare ndaj Prishtinës

Peja triumfon në klasiken kosovare ndaj Prishtinës

11/09/2022

Peja ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 70:76 (19:17, 11:23, 22:9, 18:27), në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku gjatë çerekut të parë rezultati ishte i ngushtë, pasi asnjëra nga skuadrat nuk arrinte shkëputjen dhe kjo pjesë përfundoi 19:17. Megjithatë, periudha e dytë ‘foli’ në të mirë të mysafirëve, që dalëngadalë shkëputen, për të krijuar epërsi deri në 13 pikë, 23:36, kurse pjesa e parë përfundon 30:40.

Në periodën e tretë, prishtinasit rikthehen furishëm, duke aplikuar mbrojtje të suksesshme dhe sulme efikase, duke arritur të shkrijnë epërsinë e mysafirëve, madje edhe të kalojnë në epërsi, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 52:49, në një atmosferë ‘elektrizuese’ në kryeqytet. Vendasit vazhduan me lojë të mirë në çerekun e fundit, duke ngritur epërsinë në tetë pikë, 61:53, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan dhe dy minuta nga fundi barazuan rezultatin në 67:67, e më pas kaluan në epërsi 67:70, për të bërë sfidën shumë dramatike. Kështu edhe ndodhi ku fituesi u përcaktua në sekondat e fundit, duke përfunduar me rezultat 70:76.

Te Prishtina u dallua Dardan Berisha me 25 pikë, tetë kërcime e gjashtë kërcime, kurse te Peja, më i dalluari ishte Jalen Tate me 14 pikë dhe Rodney Purvis me 17.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners