20/09/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Statistikat e xhiros së dytë të Prince Caffe Superligës

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e dytë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Efikasitetin më të lartë pas dy ndeshjeve e ka Trepça (189), ndërsa pasohet nga Rahoveci (185).

Vreshtarët janë në vendin e parë, sa i përket pikëve të shënuara, me 88.5 për ndeshje, pejanët të dytët me 85 dhe mitrovicasit me 82.

Trepça e ka mbrojtjen më të fortë në dy përballjet me 129 pikë të pranuara, kurse Ponte Prizreni ka pranuar ka pranuar më shumë, 183.

Vëllaznimi është në vendin e parë sa i përket kërcimeve me 49.5, ku dallohet Damonte Dodd, kurse Bashkimi është i dyti me 45 për ndeshje, kurse Rahoveci i treti me 43.5.

Sa i përket asistimeve, Ponte Prizreni kryeson me 17.5 për ndeshje, duke u pasuar nga Rahoveci me 17 dhe Peja me 16.

Kuqezinjtë nga Gjakova janë në vendin e parë, edhe sa i përket bllokadave, ku sërish dallohet Dodd. Vëllaznimi ka 6.5 për ndeshje, kurse Vreshtarët janë në pozitën e dytë me katër.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: