23/09/2022 FBK

Në fundjavë Klinika me emra të njohur të basketbollit evropian

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës do të organizojë Klinikën për Trajnerë të basketbollit.

Kjo klinikë do të mbahet më 24 dhe 25 shtator në sallën sportive të “ISP MARIGONA” prej orës 10:00-14:00, ditën e shtunë (24.09.2022) dhe ditën e diel (25.09.2022) prej orës 10:00-13:30.

Ligjërues në këtë klinikë do të jenë trajnerët e mirënjohur: Oktay Mahmuti trajneri i mirënjohur dhe Jukka Toijala, përzgjedhës i Estonisë.

Mahmuti është trajner shumë i njohur i basketbollit evropian. Ai është zgjedhur trajner i vitit 2009 nga EuroCup, ka fituar katër herë titullin në Turqi, katër herë Kupën në Turqi dhe dy herë Kupën e Presidentit të Turqisë, ndërsa ka qenë tri herë në çerekfinale të Euroligës. Mahmuti ka drejtuar Efes Pilsen, Beneton Trevison, Galatasaray (2 herë), Anadoly Efes dhe Darusafaka. 

Jukka Toijala është një trajner finlandez që drejton Estoninë nga viti 2020. Ai ka qenë trajner në Kataja BC, Steaua Bucuresti, ndërsa nga viti 2019 drejton skuadrën finlandeze, HBA-Marsky Helsinki.

Kjo klinikë është licencuese dhe çdo trajner i cili nuk do ta vijon klinikën, nuk do të mund ta udhëheq skuadrën në fillim të edicionit.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: