Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit

01/10/2022

Bashkimi ka shënuar fitore kundër Rahovecit me rezultat 84:79 (20:22, 16:21, 30:14, 18:22), në xhiron e katërt të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin, dhe çereku i parë përfundon 20:22. Edhe periudha e dytë ishte interesante, por mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 36:43.

Megjithatë, prizrenasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku jo vetëm që barazuan shifrat, por e kthyen epërsinë në të mirë të tyre, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57. Vreshtarët luftuan deri në fund, duke ngushtuar shifrat në 80:76, por nuk arritën përmbysjen e plotë dhe Bashkimi triumfoi 84:79. Prizrenasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa rahovecasit kanë një fitore e tri humbje.

Altin Morina shënoi 22 pikë për Bashkimin, kurse Musab Mala realizoi 18 për Rahovecin.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners