Penza apo Bashkimi do të triumfojë në Superkupë?

Penza apo Bashkimi do të triumfojë në Superkupë?

09/10/2022

Sonte nga ora 20:00 do të zhvillohet Superkupa e Femrave në ‘Karagaçi’ të Pejës, ku do të përballen Penza dhe Bashkimi.

Skuadra pejane e kishte më lehtë në gjysmëfinale, duke mundur Trepçën me rezultat të thellë 101:37, ndërsa Bashkimi për të depërtuar në finale e mposhti Prishtinën me rezultat 78:65.

Vashat pejane edicionin e kaluar fituan titullin në Kosovë, Superkupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare, ndërsa ato prizrenase triumfuan në Kupën e Kosovës.

Këto dy skuadra do të përballen po ashtu edhe në Superkupën Mbarëkombëtare.

Në këtë përballje do të pensionohet edhe ikona e basketbollit pejan te femrat, Valbona Bytyqi, që ka dhënë shumë për skuadrën e Penzës. Ajo po ashtu ishte edhe basketbolliste e Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners