Ylli debuton në FIBA Europe Cup, pëson nga Hapoel

Ylli debuton në FIBA Europe Cup, pëson nga Hapoel

12/10/2022

Golden Eagle Ylli ka debutuar në grupet e FIBA Europe Cup. Kampionët e Kosovës në ndeshjen e parë pësuan nga Hapoel Galil Elion me rezultat 76:93 (23:20, 12:28, 19:24, 22:21).

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke krijuar epërsi 12:3, por më pas këndellen mysafirët që afrojnë dhe barazojnë shifrat, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:20 për kampionët e Kosovës, që luajtën si vendas në Prizren. Megjithatë, mysafirët nga Izraeli vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku ishin të pandalshëm dhe të saktë me gjuajtje, duke u shkëputur për të shkuar në pushim me rezultat 35:48.

Skuadra izraelite duke shfrytëzuar edhe përvojën në garat ndërkombëtare, zhvilloi lojë më të kujdesshme në periudhën e tretë, për të ruajtur epërsinë dhe për ta shtuar, ndërkohë që shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 54:72. Therandasit dhanë maksimumin në periudhën e fundit, por ishte e pamjaftueshme dhe pësuan 76:93.

Ndeshja tjetër e këtij grupit ndërmjet Niners Chemnitz dhe Brose Bamberg do të zhvillohet nesër.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners