Dramën në Prizren e fiton Bashkimi

Dramën në Prizren e fiton Bashkimi

14/10/2022

Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat 71:67 (19:13, 15:17, 17:15, 20:22), në xhiron e parë të Superligës së Femrave.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku mysafiret kishin epërsi deri në tri pikë, ndërsa në fund të kësaj pjese vendaset shkëputen për 19:13, sa përfundoi kjo pjesë. Në periudhën e dytë prizrenaset epërsinë më të lartë e kishin tetë pikë, 24:16, e më pas zhvillohet lojë më e barabartë, ku skuadrat shkuan në pushim me rezultat 34:30.

Skuadra pejane më mirë e nisi pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku rikthen epërsinë në favor të saj, 38:41, megjithatë, skuadra prizrenase sërish u këndell ku rikthye sërish rezultatin, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishte 51:45. Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti epërsinë më të lartë, plot 17 pikë, 64:47, por asgjë nuk kishte përfunduar dhe kampionet e Kosovës bën mrekullinë, duke barazuar rezultatin në 67:67, dhe kishin rastin edhe të kalonin në epërsi, por Ermelinda Gjukaj nuk shënoi nga një pozitë e mirë dhe këtë e shfrytëzoi Bashkimi, që në fund triumfoi 71:67.

Te Bashkimi u dalluan Aulona Muhadri me 14 pikë e 13 kërcime dhe Ellyn Lee Stoll me 29 pikë e katër kërcime, kurse te Penza u dalluan Caitlin Jenkins me 18 pikë e 30 kërcime dhe Antoinette Thommson me 19 pikë. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners