Klinikë me trajnerin e mirënjohur Maurizio Cremonini

Klinikë me trajnerin e mirënjohur Maurizio Cremonini

26/10/2022

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) më 13 nëntor do të organizojë Klinikë me trajnerin e mirënjohur Maurizio Cremonini.

Klinika do të mbahet për trajnerët e gjeneratave të reja, posaçërisht në fushën e minibasketbollit.

Kjo Klinikë është vazhdimësi e SHTBK-së dhe FBK-së në edukimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës në Planin Strategjik 2021-2025 e ka për objektiv të saj zhvillimin dhe masivizimin e Minibasketbollit, por në veçanti të edukimit të trajnerëve të Minibasketbollit.

Ndërsa prej 19-24 dhjetor në kuadër të bashkëpunimit në mes FIBA-s dhe FBK-së, do të organizohet kursi i tretë i WABC Niveli 1, në kuadër të programit të edukimit të trajnerëve tanë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners