Fitore sensacionale e Yllit

Fitore sensacionale e Yllit

26/10/2022

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të madhe, duke mundur në udhëtim, Brose Bamber me rezultat 78:81 (19:27, 20:9, 24:24, 15:21). Kjo ishte fitorja e parë për kampionët e Kosovës në grupet e FIBA Europe Cup, ndërsa humbja e parë për skuadrën gjermane.

Therandasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar çerekun e parë 19:27, por në periudhën e dytë, gjermanët u rikthyen, duke aplikuar mbrojtje të fortë, ku skuadra nga Kosova shënoi vetëm nëntë pikë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 39:36.

Në periodën e tretë u zhvillua lojë tërësisht e barabartë, 24:24, duke bërë që fituesi në vendoset në dhjetë minutat e fundit. Ylli nuk lëshoi pe dhe tregoi dëshirë të madhe për fitore, ku arriti qëllimin për të triumfuar 78:81. Rashun Davis realizoi 19 pikë, kurse Jay Threatt shënoi 18 pikë për Yllin.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners