Sfida e dytë e Yllit në shtëpi

Sfida e dytë e Yllit në shtëpi

23/11/2022

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme në garat e FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Theranda do të ketë ndeshjen e dytë në shtëpi, përkatësisht të pestë në grupet e kësaj gare, ku do të ndeshet me Niners Chemnitz.

Ndeshja do të zhvillohet në Prizren nga ora 19:00. Ylli ka një fitore dhe tri humbje, andaj fitorja në këtë përballje do të ishte shumë e vlefshme për therandasit.

Në takimin mes këtyre dy skuadrave, Niners fitoi me rezultat 90:60, ndërsa gjermanët kanë dy fitore e dy humbje në grup, aq sa ka edhe Bambers, kurse lider është Hapoel Galil Elion.

Kjo është hera e parë për Yllin që po paraqitet në garat evropiane. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners