Bardhekaltrit në finale të Superkupës

Bardhekaltrit në finale të Superkupës

09/12/2022

Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 82:75 (19:18, 20:14, 19:17, 24:26), duke u kualifikuar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej nëntë pikësh, 13:4, por më pas u rikthyen therandasit ku kaluan në epërsi 17:18, ndërsa çereku i parë përfundon 19:18. Bardhekaltrit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi konstante dhe në fund u shkëputën për  të shkuar në pushim me shifrat 39:32.

Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë dhe në periodën e tretë arritën epërsinë më të lartë, që shkoi deri në 14 pikë, 48:34, ndërsa më pas Ylli u këndell paksa, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 58:49. Ylli u mundua të rikthehet në dhjetë minutat e fundit, megjithatë përveç ngushtimit të epërsisë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Sigal Prishtina triumfoi 82:75, duke u kualifikuar në finale ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Trepça – Bashkimi, që zhvillohet nga ora 20:30.

Te Sigal Prishtina më i miri ishte Dardan Berisha me 28 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Rashun Davis me 31 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners