S’ka bileta VIP për finale!

S’ka bileta VIP për finale!

10/12/2022

Të dielën (nesër) do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës nga ora 17:00.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Sot (e shtunë) zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë pasur takim me Policinë e Republikës së Kosovës në lidhje me sigurinë e kësaj ndeshje.

Gjatë takimit është vendosur që të mos ketë bileta VIP për parket, për shkaqe sigurie. Tashmë klubet (Sigal Prishtina dhe Trepça) kanë marrë nga 24 bileta shtesë, ndërsa përveç biletave në tribuna, nuk do të ketë bileta VIP në shitje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners