Superkupa e Sigal Prishtinës

Superkupa e Sigal Prishtinës

11/12/2022

Sigal Prishtina ka triumfuar në Superkupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Trepçën me shifrat 73:54 (13:8, 15:15, 24:14, 21:17), në finalen e zhvilluar në Prishtinë.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por në fund të kësaj pjese prishtinasit shënuan pesë pikë, për të fituar këtë pjesë 13:8. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe arritën epërsi deri në 11 pikë, 23:12, por më pas u rikthyen mysafirët, duke ngushtuar shifrat, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28:23.

Kryeqytetasit në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, e ngritën epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 17 pikë, 52:35, ndërsa shifrat pas 30 minutash në semafor ishin 52:37. Prishtina menaxhoi dhe ruajti epërsinë deri në fund për të triumfuar 73:54.

MVP i Superkupës është shpallur Lejson Zeqiri, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, ndërsa kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ia ndau trofeun kapitenit të Sigal Prishtinës, Dardan Berisha. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners