Përballja kryesore ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës

Përballja kryesore ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës

19/12/2022

Në xhiron e 19-të në Ligën e Parë të meshkujve do të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante, kurse sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës.

Të dy skuadrat kanë nga 16 fitore e tri humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante ndërmjet dy skuadrave që synojnë elitën e basketbollit.

Sonte, Gjakova e Re do të përballet me Prishtinën e Re, ku skuadra nga Gjakova ka gjashtë fitore e nëntë humbje, kurse ajo prishtinase shtatë fitore e dhjetë humbje, ndërsa Marigona Hill Prishtina që numëron katër fitore e 12 humbje do të ndeshet me AS Prishtinën, që ka 16 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

New Basket do të përballet me Happy Dukagjinin, takim që do të zhvillohet në Klinë. Prizrenasit kanë dhjetë fitore e gjashtë humbje, kurse klinasit kanë pesë fitore e 11 humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj jave është ndërmjet Borea-s dhe Istogut. Skuadra pejane ka tetë fitore e nëntë humbje, kurse ajo istogase ka 12 fitore e tri humbje, duke qenë pretendente serioze për Superligë.

Liga e Parë-Java 19

E hënë

19:15 Gjakova e Re - Prishtina e Re

20:30 Marigona Hill Prishtina - AS Prishtina

E martë

20:30 Vushtrria - Drita

21:00 New Basket - Happy Dukagjini

E diel

17:00 Borea - Istogu

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners