Bardhekaltrit munden në Poloni

Bardhekaltrit munden në Poloni

21/12/2022

Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Polski Cukier Start Lublin me shifrat 69:89 (20:29, 13:26, 22:19, 14:15), në takimin e zhvilluar në Poloni.

Takimi u zhvillua në kuadër të Grupit A të Ligës ENBL, ku prishtinasit kanë një fitore e tri humbje, ndërsa polakët kanë dy fitore në dy ndeshje.

Polakët ishin më të mirë në pjesën e parë, ku faktikisht u vendos ndeshja, pasi kishin deri në 24 pikë epërsi, ku e përfunduan pjesën e parë me shifrat 33:55, ndërsa pjesa e dytë ishte më e barabartë, megjithatë, ishte e mjaftueshme për Lublin që të triumfojë me 20 pikë dallim.

Derrick Wilson e mbylli ndeshjen me 17 pikë, Rezart Memedi me 14, Dustin Thomas me 13 dhe Jetmir Zeqiri me 12.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners