Talenti i vitit: Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë i Evropianit

Talenti i vitit: Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë i Evropianit

03/01/2023

Përfaqësueset e Kosovës te gjeneratat e reja gjatë verës së vitit 2022 kanë marrë pjesë në garat evropiane.

Basketbollisti i Kosovës U18, Bardh Istrefi është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuar në Kampionatin Evropian për U18, Divizioni B, që është zhvilluar në Rumani.

Istrefi ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje.

Kosova U-18 e ka mbyllur Kampionatin me një fitore ndaj Qipros dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e 21-të. Bardh Istrefi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U20 dhe shihet si një basketbollist me të ardhme të ndritur.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners