Fitorja e vitit: Kosova mundi Kroacinë

Fitorja e vitit: Kosova mundi Kroacinë

04/01/2023

Gjatë verës së vitit 2022, Kosova A dhe Përfaqësuesja e reja në të dyja konkurrencat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Por, fitorja më e ëmbël dhe sensacionale ishte ajo e vashave U20 ndaj Kroacisë.

Dardanet triumfuan 63:60 në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që u zhvillua në Shkup.

Ndeshja në fakt ka qenë shumë interesante, ku fituesi u vendos në dhjetëminutëshin e fundit. Pasi dardanet rezistuan për 30 minuta, në atë të fundit, shtrënguan dhëmbët dhe luftuan për çdo top, kurse në momentet vendimtare ishin më të vëmendshme, duke shënuar fitore 63:60 dhe sigurisht njërën nga më të mëdhatë për vashat e Kosovës U20 në histori.

Te Kosova u dallua Astera Tuhina me 28 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Në fund, Kosova u rendit në vendin e 15-të.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners