Haywood, MVP në javën e 11-të 

Haywood, MVP në javën e 11-të 

13/01/2023

Xhiro e 11-të hapi stinorin pranveror te Superliga e Femrave, ku kryendeshja ishte mes Bashkimit dhe e Penzës, ku vashat nga Prizreni fituan bindshëm me rezultat 101:58.
 
Basketbollistja më e mirë e ndeshjes ishte Khadija Brown Haywood (KB Bashkimi) me 42 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime. Ajo ishte e saktë 4/9 për tri pikë, 10/15 për dy pikë dhe 10/10 nga gjuajtjet e lira. Haywood ishte basketbollistja më e mirë e ndeshjes dhe e kësaj xhiro. Në këtë ndeshje gjithashtu u dallua edhe Aulona Muhadri me një mesatare prej 18 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.
 
Fitore shënoi edhe Prishtina ndaj Vëllaznimit, ku u dallua Sarah Mgbeike me 15 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime dhe Besjana Martinaj me 10 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
 
Më e mira në fitoren e Trepçës ndaj United Basketball ishte Marshanique Hall e cila kontribuoi me 17 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.
 
Top 5
 
Khadija Brown Haywood (KB Bashkimi) 42 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime
 
Aulona Muhadri (KB Bashkimi) 18 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime
 
Marshanique Hall (KB Trepça) 17 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime
 
Sarah Mgbeike (KB Prishtina) 15 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime
 
Besjana Martinaj (KB Prishtina) 10 pikë shtatë kërcime dhe pesë asistime.
 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners