Penza dhe Trepça regjistrojnë fitoret e radhës

Penza dhe Trepça regjistrojnë fitoret e radhës

21/01/2023

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet që kanë mbyllur xhiron e 13-të në Superligën e Femrave.

Penza ka mposhtur me rezultat të thellë United Basketball 76:32 (18:8, 24:7, 15:10, 19:7). Më e mira tek Penza ishte Saranda Daci, e cila kontribuoi me dhjetë pikë, 14 kërcime dhe dy asistime. Vajzat nga Peja tani numërojnë tetë fitore dhe pesë humbje, ndërsa me këtë humbje United Baketball regjistron humbjen e nëntë, ndërsa ka arritur katër fitore këtë stinor.

Në anën tjetër Trepça ia ka shkaktuar Vallëzimit humbjen e 13-të me radhë. Trepça triumfoi me rezultat 84:58 (14:11, 15:15, 34:16,21:16). Më meritorja tek Trepça për këtë fitore ishte Marshanique Hall me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime. Vajzat e Mitrovicës tani numërojnë katër fitore dhe nëntë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners