Dushku në Barcelonë për fuqizimin e vajzave dhe grave në basketboll në kuadër të projektit "PROMISE"

Dushku në Barcelonë për fuqizimin e vajzave dhe grave në basketboll në kuadër të projektit "PROMISE"

26/01/2023

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku të mërkurën në Barcelonë ka marrë pjesë në takimin e parë të partnerëve të projektit "PROMISE" (Një Hap Përpara për Basketbollin e Vajzave dhe Grave), takim ky që është organizuar nga Federata e Basketbollit të Katalonisë, njëherësh lidere e këtij projekti të fituar në kuadër të Bashkimit Evropian, më saktësisht nëpërmjet programeve të Erasmus+.

Projekti "PROMISE" përbëhet nga 5 paketa të punës dhe FBK është përgjegjëse për implementimin e njërës nga këto paketa: "Komunikimi, Shpërndarja dhe Rritja e Ndërgjegjësimit për Mediat".

Dushku në takimin në Barcelonë e ka bërë prezantimin e paketës së punës që është përgatitur nga FBK, por do të implementohet nga të gjithë partnerët e projektit.

"Për FBK ky projekt është shumë aktual pasi është në përputhshmëri të plotë me Planin Strategjik dhe qëllimin e veçantë në kuadër të këtij plani, 'Vajzat dhe Gratë në Basketboll'.

Objektivi i përgjithshëm i projektit 'PROMISE' është të promovojë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në basketboll në të gjitha nivelet e përgjegjësive nëpërmjet hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të një programi gjithëpërfshirës të ndërhyrjes. Ne si FBK jemi shumë të lumtur që e kemi fituar një projekt në kuadër të Erasmus+ dhe këtë e kemi bërë pikërisht në kuadër të punës sonë të palodhshme për basketbollin femëror. Jam shumë e lumtur që e kemi mundësinë të punojmë për t'iu bërë kushte çdo herë e më të mira vajzave dhe grave që janë pjesë e komunitetit të basketbollit e më gjerë", ka theksuar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Në kuadër të këtij projekti do të organizohen kurse disa mujore të mentorimit për trajnere dhe gjyqtare nga të gjitha federatat e përfshira në projekt, pastaj kampe ndërkombëtare për lojtare e trajnere, seminare me klube, punëtori e forume me ekspertë të ndryshëm, me qëllimin e vetëm fuqizimin e vajzave dhe grave në basketboll nëpërmjet implementimit të 5 paketave të punës të projektit "PROMISE".

Projekti "PROMISE" përbëhet nga 7 institucione që mbulojnë 6 vende evropiane siç janë: Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Franca dhe Bullgaria.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit e Kosovës është propozuar nga FIBA dhe kompania B.Link Barcelona Strategic Projects për të qenë pjesë e këtij projekti falë punës dhe përkushtimit të FBK-së për ngritjen e nivelit të basketbollit të vajzave dhe grave si në fushën e lojës, po ashtu edhe jashtë saj.

Projekti ka filluar në Janar 2023 dhe do të përfundojë në Qershor 2025.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners