30/01/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Bashkimi mposht Pejën

Bashkimi shënoi fitore ndaj Pejës me rezultat 76:72 (12:18, 23:19, 24:15, 17:20), në xhiron e 20-të të Prince Caffe Superligës.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi prej tetë pikësh në çerekun e parë, 10:18, ndërsa kjo pjesë përfundon 12:18. Prizrenasit rikthehen shpejt në periudhën e dytë, duke përmbysur rezultatin në 28:22, por më pas zhvillohet lojë e barabartë, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 35:37.

Fillimi i periudhës së tretë ishte i barabartë, por më pas Portokallezinjtë krijuan epërsinë më të lartë në favor të tyre, 59:52. Në dhjetë minutat e fundit, u zhvillua lojë e barabartë deri pranë rezultatit 69:69, ku më pas prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe e fituan këtë ndeshje 76:72.

Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 16 pikë e 11 kërcime, Samandro Samuels me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Fisnik Rugova me 17 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Peja më i miri ishte Isiah Umipig me 21 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Prizrenasit kanë nëntë fitore e 11 humbje, ndërsa pejanët 13 fitore e shtatë humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: